“Një perlë e vërtetë e Ballkanit, Shqipëria po shfaqet gradualisht në peizazhin turistik evropian”, shkruan Maxime Aubin në një artikull të botuar në revistën franceze të udhëtimit “OK Voyage”. Ndërkaq, ju fton të zbuloni listën e vendeve më të mira që duhet të vizitoni gjatë udhëtimit tuaj të radhës në “Tokën e Shqiponjave”.
Vizitoni kryeqytetin, Tiranën
Nëse jeni duke udhëtuar për në Shqipëri, ka shumë mundësi që së pari të shkelni në kryeqytetin shqiptar. Atraksionet që duhen vizitoni në Shqipëri nisin me kryeqytetin e gjallë dhe plot ngjyra të këtij vendi të bukur. Një vend i sekreteve të së shkuarës së palavdishme politike të vendit, Tirana ka arritur të modernizohet. Ajo ofron një ndërthurje të historisë, argëtimit dhe gastronomisë.
Shijoni panoramën nga maja e Malit të Dajtit dhe eksploroni bunkerët e Shqipërisë.
Kur Shqipëria drejtohej nga lideri i saj komunist, Enver Hoxha, i gjithë vendi ishte i përgjuar dhe i mbushur me bunkerë.
Këto dëshmi historike janë sot muze të vërtetë. Nëse ndonjëherë ata duken të zymtë, ato duhet të kuptohen e të mos harrohen kurrë.
Pushoni në Pogradec
Po sikur ta trajtonit veten me pak gjelbërim gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri? Pogradeci duhet të renditet në mesin e 10 vizitave që duhet parë në Shqipëri. Ju do të keni mundësi të vizitoni liqenin nga ku do të përjetoni qetësinë.
Shijoni kohën tuaj në Lin
Lini ndodhet rreth gjysmë ore me makinë nga Pogradeci. Termi piktoresk do t’ju vijë lehtësisht kur t’u tregoni të dashurve tuaj për këtë fshat të vogël të mahnitshëm.
Vizitoni qytetin e Beratit
Mistik dhe i pacënuar, qyteti piktoresk i Beratit na kthen pas në mesjetë. “Qyteti i një mbi një dritareve” ka zakon të krijojë ëndrra në mendjet e vizitorëve të tij. Kalaja e cila mbizotëron ofron pamje që të lënë pa frymë dhe vizita në qytet është sa befasuese, aq edhe paqësore.
Shëtitje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Pas këtyre vizitave, ju do të keni mundësi të merrni pak ajër të pastër. Nëse plazhet shqiptare po bëhen gjithnjë e më popullore, Alpet Shqiptare siç quhen fillimi i zinxhirit ballkanik, ofrojnë shtigje të shumta për të gjitha nivelet që të çojnë në peizazhe përrallore.
Në veçanti, ju mund të zbuloni parkun madhështor Kombëtar të Valbonës duke marrë rrugën nga Valbona në Theth. Udhëtimi zgjat gjashtë orë dhe pikënisja arrihet me traget pas një lundrimi dy-orësh në liqenin e bukur të Komanit.
Shëtisni rreth liqenit të Komanit
Liqeni i Komanit ndodhet në fshatin me të njëjtin emër dhe gjarpëron drejt Fierzës, jo shumë larg Valbonës. Përpara se të kaloni nëpër malet e Ballkanit, zbuloni gjelbërimin e këtij liqeni, me kodrat përreth që i japin një atmosferë të një bote vetmitare.
Shijoni ushqimin shqiptar
Për ne, francezët, kënaqësia e kuzhinës dhe shijes së mirë, gastronomia gjatë udhëtimit zënë gjithmonë një vendin thelbësor. Ushqimi në Shqipëri do t’ju kënaqë dhe befasojë vërtet. Një kombinim i zgjuar i frymëzimeve greke dhe italiane, kuzhina shqiptare ndërthur shumë shije mesdhetare. Provoni tavën e kosit me mish qengji. Specat e mbushura dhe kungull i njomë do të kënaqin adhuruesit e perimeve.
Shqiptarët mikpritës
Nuk mund ta përfundoja këtë listë me vendet që duhen parë në Shqipëri pa përmendur njerëzit e saj. Gjatë udhëtimeve të mia të shumta, rrallë kam takuar njerëz të tillë të buzëqeshur dhe mikpritës. Shqiptarët janë shumë miqësorë dhe shumica e tyre flet anglisht.