Mesa duket turneu i artistes së njohur Olivia Rodrigo i quajtur ‘Guts World Tour’ në Australi po bëhet gjithnjë e më interesant për shkak edhe të situatave kanë ndodhur. Të enjten më 17 Tetor, këngëtarja e hitit ‘good 4 u’ i kërkoi nga audienca një vajze me vëllain e saj që të putheshin me njëri-tjetrin për Shots Cam. Kjo kërkesë ishte mjaft e çuditshme por fatkeqësisht për Rodrigon, ishte shumë e vërtetë.
21-vjeçarja bërtiti: “Ju jeni shumë të lezetshëm”. Hej, kam një gjë shumë të lezetshme për të pyetur. A do të na jepni një puthje në Shots Cam?
Kamera iu drejtua atyre dhe mund t’i shihje të dy duke thënë jo, përpara se vëllai të bërtiste: “Ajo është motra ime”. Rodrigo u përgjigj:
Ajo është motra jote? Oh dreqin! S’ka rëndësi, s’ka rëndësi, hiqe atë. O zot, kjo nuk ka ndodhur më parë.
@tjsant06 Sorry to disapoint you @Olivia Rodrigo but that would be my sister. If anyone has other POVs please send them to me if you can! #oliviarodrigo #gutsworldtour #kisscam #sydney #gutssydney #gutssydnetnight1 #kisscamgonewrong #gutstour ♬ original sound – tom santo
Rikujtojmë gjithashtu se Olivia ka kaluar një situatë të rrezikshme, pasi përjetoi një incident gjatë performancës së saj të tretë nga tetë në Guts World Tour në Australi. Këngëtarja e “So American”, 21 vjeçe, ra në një vrimë në skenë në Arenën Rod Laver të Melbourne, sipas videove të kapura nga fansat dhe të postuara në X dhe TikTok.