Oficerja e forcave të armatosura shpallet “Miss USA”!

Alma Cooper nga Michigan është emëruar “Miss USA” në fund të konkursit të 73-të, i cili u transmetua drejtpërdrejtë në “The CW”.

Mediat amerikane shkruajnë se 22-vjeçarja është një oficere e ushtrisë dhe e diplomuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Alma gjithashtu është duke ndjekur një diplomë master në statistika nga Stanford. Ndërkohë Cooper është e para oficerja e parë aktive e ushtrisë e zgjedhur si “Miss Michigan USA”.

Si vajza e një punëtori emigrant, një gruaje krenare afro-latine dhe një oficere në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, unë po jetoj ëndrrën amerikane

22-vjeçarja po planifikon të përdorë platformën e saj për të trajtuar pasigurinë ushqimore, sipas biografisë së saj të “Miss USA”.

Qëllimi i saj përfundimtar është të bëjë ushqime të shëndetshme të disponueshme për të gjithë njerëzit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miss USA (@missusa)