Sport

Ofertë nga Arabia Saudite për Szczesny, i propozohet 30 milionë euro pagë për dy sezone!

Woijciech Szczesny është kthyer në një emër goxha të lakuar nga klubet arabe në merkatot e fundit.

Portieri që ka shtatë sezone me Juventus-in, ku mbërriti për të mbushur boshllëkun e lënë nga Gianluigi Buffon dhe ia doli mjaft mirë, ka bërë që klubet nga Arabia Saudite t’i nisin oferta “Zonjës së Vjetër” për kartonin e tij.

Juves i janë ofruar 15 milionë euro për të blerë kartonin e polakut, teksa vetë lojtarit i është propozuar një pagë prej 30 milionë euro për dy sezone, megjithatë vetë Szczesny nuk e merr në konsideratë një lëvizje të tillë, pasi dëshiron të vazhdojë karrierën te “bardhezinjtë” e Serie A.

Wojciech Tomasz Szczęsny është një futbollist profesionist polak që luan si portier për klubin e Serie A Juventus dhe ekipin kombëtar të Polonisë. Pasi filloi karrierën e tij në klub në Legia Varshavë, Szczęsny nënshkroi për Arsenalin në janar 2006, ku bëri debutimin e tij profesional në 2009.