Showbiz

Oborri mbretëror nuk do të njoftojë asgjë në lidhje me lindjen e fëmijës së Meghan Markle dhe Princit Harry

Kensington Palace do të qëndrojë krejtësisht diskret sa i përket momentit të lindjes së Dukeshës së Sussex.

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë vendosur që këtë moment kaq të bukur dhe delikat në jetën e tyre ta mbajnë sekret.

Oborri mbretëror njoftoi se publiku nuk do të njoftohet se kur apo si do të lindë fëmija i tyre, detaje rreth peshes, emrit apo orës së lindjes madje nuk do të ketë as një foto tradicionale pas daljes nga spitali.

Megjithëse një vendim krejtësisht personal nga ana e çifit, të gjithë po ‘kryqëzojnë’ Meghan se ka thyer sërish protokollet e pallatit mbretëror.