Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Dita e sotme ka nisur e debate për disa nga banorët. Egla dhe Erjola janë dy nga banoret që kanë përplasjet më të forta në shtëpi e ditën e sotme kanë debatuar me njëra-tjetrën në pishinë.
Erjola: Çfarë ke mi? Çfarë të duket vetja, lëviz thotë
Egla: Çfarë të pëllcasin.
Erjola: O skizo, na lër rehat, se na lage. Hall me ndenjt në pishinë, hall me… ik dil po je lodhur se na çave veshët.
Graciano: Jo ajo që bëre ti mos ja bëfsh njeriut.
Erjola: Po thjesht u hodh në pishinë o burr.
Egla: Histeria nuk duhet të të zërë 26 vjeç.
Erjola: O goc e dashur kishe vend të kaloje atje mos më thuaj muaj ec. Mos m’u ngjit për trupi.
Egla: Më respekt. Hap rrugën mos më rri si trangull në mes të rrugës.
Erjola: Ik lahu, ik thaj flokët.
Egla: Je thjesht një gocë histerike. Je një gocë histerike. Merru me atë çunin aty se është i vetmi që po të kërkon. Hajde mbylle sqepin aty.
Erjola: Ke dy ditë që kërkon situata. Ik mbushu me mend.
Egla: Mbylle sqepin.
Gjatë një bisede me Heidin, Meritoni ka shprehur mallin dhe dashurinë që ka për Ilnisan. Moderatori i njohur shprehet se i mungon por të paktën ajo ndjehet e lumtur pasi është me vajzën dhe familjarët e saj.