Aktualitet

“O Nuredin Dumani je k*rvë”/ Reagon Xhovana Nikolli: S’jam femër që dorëzohem, hajde më hidh prapë tritol…

Kujtojmë se pak ditë më parë, Xhovana Nikollit iu vendos në derën e banesës një sasi eksplozivi. Nga shpërthimi i tritolit ajo dhe motra e saj nuk u lënduan, por fqinji i tyre 29-vjeçar ende ndodhet në spital duke luftuar për jetën. Shkak mendohet të jetë një video e postuar prej saj në TikTok, ku i drejtohet në mënyrë kërcënuese Nuredin Dumanit dhe të dashurës së tij. Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin, i cili u arrestua nga policia rreth një vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.

Xhovana Nikolli ka reaguar në rrjete sociale:

Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten… Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”

Kjo ka qenë një nga ngjarjet më në qendër të vëmendjes së këtyre ditëve. Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli ndodhen të dy në burgun 313 në Tiranë, ku është raportuar se mes tyre ka pasur një përleshje fizike 5 ditë më parë.