Celebrities Gossip Showbiz

“O laraskë”/ Debat i ashpër mes Ilnisës dhe Ledjonës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” ka patur debate të shumta mes banorëve. Një prej tyre ishte mes Ledjonës dhe Ilnisës, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Teksa zhvillonin lojën e rezistencës, Ledjona i është drejtuar Ilnisës duke i thënë “laraskë’, ndërsa gazetarja i është afruar duke e përqeshur dhe duke i thënë “mos më prek me dorë. Mësove të flasësh?” Ndërsa në një bisedë me Vesën, Ilnisa ka thënë se Ledjona sipas saj i ka vjedhur asaj emisionin që ajo kishte para se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nuk kisha njohur njerëz kaq të lig. Unë atë nuk e njoh, këtu e njoha. Bëri një format në televizion siç e bëja unë edhe kaq. Bënte çdo gjë që bëj unë, mori formatin e përshtati, ajo më ka idhull mua”, tha Ilnisa.