Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Vëllai i Madh ka organizuar mbrëmjen e djeshme një darkë vetëm për djemtë e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, të cilët janë të gjithë në nominim. Darka e të nominuarve nuk ka kaluar pa debate dhe diskutime të forta. Në një moment Julian Deda i është drejtuar Romeo Veshajt se është një kopje e vëllait të tij, Donaldit. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisë një debat, i cili ka kaluar edhe në ofendime. Ky koment duket se e ka prekur Romeon në pikën e dobët dhe pas darkës ai i është afruar Julit duke i thënë të mos ta përmendë më emrin e tij, teksa i drejtohej:
Romeo: Mos u trego burracak, i paburrë, ik ore lyracak, ik ore. Herë tjetër Donaldin mos ma përmend
Juli: A ta përmenda?
Romeo: Të ngre dolli dhe të respektoj për vëllain tënd, herë tjetër burracak
Juli: A ta përmenda?
Romeo: Ik ore i pa
Visualizza questo post su Instagram