Celebrities Gossip Showbiz

“O gore mashkull…”, përplasja e ashpër mes Julit dhe Eglës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Egla  dhe Juli janë përfshirë në një debat të ashpër mëngjesin e sotëm. Egla e ka quajtur Julin një “gore mashkull”, i cili sipas saj merret me thashetheme dhe flet pas krahëve.

Juli: Ti je një smirushe e keqe

Egla: Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve. Nuk mbaj përgjegjësi për ato që thua, nuk nxjerr emrat

Juli: As ti nuk i nxjerr, Pse nuk i nxjerr

Egla: Unë nuk përzihem, nuk merrem me thashetheme. O gore, o gore mashkull, gore

Juli: Kështu i ke trajtuar njerëzit

Teksa Egla ndodhej në vaskë ka debatuar ashpër me Riken, ku nuk kanë kursyer as ofendimet. Në një moment aktorja e njohur ka përmendur termin “palla e Skënderbeut”, e cila ka shpjeguar se do të thotë “shpata e Skënderbeut”.