Ministrja e Brendshme britanike Suela Braverman, në një intervistë për Daily Telegraph, konfirmoji atë ç’ka Top-Channel, raportoj disa ditë më parë se çështja e emigracionit do jetë “dashi i kopesë” së konservatoreve britanike në zgjedhjet e ardhshme të cilat nuk mund t’i fitojnë sipas saj, nëse nuk frenojnë kalimet e emigranteve me gomone nëpër La Mansh.
“O gomonet o pushtetin’, duket se është deviza e saj dhe qeverisë ku bën pjese, drejtuar partisë dhe deputeteve ne prag të votimit të ligjeve të reja shume te ashpra anti-emigracion që pritet të publikohen në ditët ne vazhdim.
“Britaniket nuk mund t’ua falin konservatoreve nëse ta nuk frenojnë kalimet me gomone”, thotë Suela Braverman, Ministrja me qëndrimin ndoshta me anti-shqiptar dhe anti-emigracion në dekadat e fundit në politiken britanike. Qeveria pret rekurse mjaft të forta ligjore për planet dhe ligjet e saj, jo vetëm ne parlament dhe Dhomën e Lordeve, por edhe në sistemin e drejtësisë britanike, kur rrezikohen shkeljet e koneventave ndërkombëtare si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut apo dhe Konventa e OKB-se për Refugjatët e vitit 1951.
Qeveria kërkon heqjen e të drejtës së kërkimit te azilit atyre qe hynë ilegalisht dhe rikthimin e tyre te menjëhershme ne vende te sigurta ose te treta. Vetëm në Shqipëri mund te ktheje Britania emigrantët ilegal si dhe Ruanda e cila është ne limbo dhe s’ka gjasa te mundësohet ndoshta deri në fillimin e vitit të ardhshëm.
Sipas analizave te fundit rreth 1 miliardë sterlina mund t’i kushtojë taksapaguesve britanik arrestimi i afro 47 mijë emigranteve te ardhur me gomone qe nuk mund të rikthehen dot nga kanë ardhur kur nuk ka marrëveshje riatdhesimi, siç ka vetëm me Shqipërinë.
Nëse gjatë këtij viti të ardhurit shkojnë sipas tendencën ne 65 mije te ardhur vetëm 19 mije do riatdhesohen ku do mund te përfshihen ne këtë shifër 18 mije të ardhurit nga Shqipëria, nëse ata kapen, ndalohen dhe riatdhesohen të gjithë, kur momentalisht shume pak syresh janë kthyer ne Tirane nga ata te vitit te kaluar.