Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ditëne sotme një debat ka ndodhur mes Ilnisës dhe Erjolës, i cili degradoi në ofendime dhe të bërtitura mes njëra-tjetrës. Ilnisa në një moment me tiganin e saj i shtyn Erjolës tiganin, e teksa menduam se ndonjëra prej tyre do të pësonte ndonjë incident me vajin e nxehtë, aty nisi debati. Erjola u largua dhe shpërtheu në të bërtitura, pasi Ilnisa i përmendi prindërit dhe të gjithë e dinë se babai i Erjolës nuk jeton më.
Erjola: Ik, se ti edhe në bukë do sherr
Ilnisa: Do protagonizëm
Erjola: Protagonizëm do ti se nuk të fola
Ilnisa: Sa turp
Erjola: Nuk e ke marrë me tapi
Ilnisa: Turp për ty, kështu të kanë edukuar prindërit?
Erjola: Të më përmedësh babin dhe nënën që nuk e kam, unë nuk ta lejoj. Si më provokon te prindërit, kur e di që nuk i kam. O ndyrësirë. Nuk bie në nivelin tënd.
Mbrëmjen e kaluar, këngëtari i njohur, Endrik Beba ka rrëfyer disa detaje në jeta e tij personale në prani të Gracianos. Endriku, i cili është babai i një djali nga një marrëdhënie e mëparëshme, ka rrëfyer momentin e vështirë në jetën e tij, pasi djali ka qënë shumë sëmurë.