Aston Martin DB5, që është përdorur gjatë xhirimit të filmit “No Time To Die” që flet për spiunin fiktiv britanik James Bond, do të shitet në ankand. Ankandin po e organizon “Christie’s” dhe koleksionuesit dhe blerësit e tjerë potencial kanë mundësinë e përkryer për të poseduar një makinë unike. Është interesant se atë e vë në lëvizje motori 3.2 litërsh nga modeli BMW M3 (E46).
Në brendësi gjenden karriket sportive dhe rripat e sigurimit, si dhe freni hidraulik i dorës. Është modifikuar edhe sistemi ftohës si dhe makina ka zhurmë të ngjashme me modelin standard të Aston Martin DB5. Për realizimin e filmit janë bërë 9 kopje dhe vetëm një është nxjerrë në shitje dhe për këtë blerësi i ri duhet t’i ndajë 2.4 milionë dollarët. Ankandi do të fillojë më 15 shtator dhe do të përfundojë më 5 tetor.
Rikujtojmë, se filmi i fundit i Daniel Craig si James Bond arriti një rekord shumë të madh shikueshmërie edhe për faktin se aktori i njohur që luajti disa role si agjenti 007 në vite do të largohej dhe nuk do të ishte më pjesë e filmave të agjentit. Pas këtij vendimi, të panumërt kanë qenë emrat e aktorëve që kanë qarkulluar se do të jenë ‘trashëgimtarët’ e rolit të njohur dhe mjaft të rëndësishëm.