Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë. Të ftuarit më specialë ishin 3, Joni, Dielli dhe Zoi, në një kujtim që zgjat përjetësisht.
Përgjatë ditëve të fundit ky lajm ka ngjallur shumë kureshtje në media për fustanin e nusërisë, detaje lidhur me organizimin e padyshim të ftuarit. Personazhet VIP sigurisht që nuk munguan por duket se nga ky event nuk do të kemi shumë momente të dokumentuara pasi rregullat për të mos filmuar janë tepër strikte nga çifti. Nusen dhe dhëndrin nuk e kemi parë ende por ja disa nga personazhet e njohur që ishin në dasmën e çiftit.