Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.
Ditën e sotme artistja feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë për këngëtaren, nuk ka munguar urimi edhe nga Karim Adeyemi. Ai bëri një sërë postimesh në InstaStories, duke uruar këngëtaren në këtë ditë speciale.
Krahas urimit që i bëri në gjuhën angleze, Adeyemi publikoi një fotografi ku i bëri një dedikim edhe në gjuhën shqipe.
Urime ditëlindjen për ‘nusen’ dhe shoqen time më të mirë. Të dua më së shumti në botë. I meriton të gjitha!