Grupi i njohur britanik Coldplay do të mbajë 10 koncerte në stadiumin Wembley të Londrës, duke kaluar rekordin e këngëtares Taylor Swift dhe Take That. Grupi fillimisht njoftoi një seri prej gjashtë koncertesh të planifikuara për verën e ardhshme, por për shkak të “interesit fenomenal” të fansave gjatë parashitjes së biletave, shtuan edhe katër shfaqje të tjera.
Shitjet e rregullta të biletave filluan dhe kanë një çmim prej 20£ plus shtesë. Datat e turneut të vitit 2025 janë shpallur me rastin e publikimit të albumit të 10-të të grupit të quajtur “Moon Music”, i cili duhet të dalë më 4 tetor. Përveç Wembley, Coldplay do të luajë edhe në Halls Craven Park për dy netë. Këto 12 koncerte në Angli do të jenë gjithashtu shfaqjet e vetme të grupit në Evropë gjatë turneut të vitit 2025.
Rikujtojmë, se Chris Martin dhe Dakota Johnson i kanë fund marrëdhënies 7-vjeçare. Sipas Page Six, ylli i “Coldplay”, 47 vjeç dhe aktorja, 34 vjeç kanë pranuar se marrëdhënia ka mbaruar, dhe është më mirë të vazhdojnë të ndarë. Nuk ka ende një reagim nga ana e tyre për të konfirmuar lajmet që po qarkullojnë kudo, ndërsa theksojmë se ylli i “Fifty Shades of Grey”, nuk e ka shoqëruar Martin gjatë turit evropian të grupit “Music of the Spheres”. Ajo u fotografua në Malibu, Kaliforni, në fillim të këtij muaji pa unazën e saj të fejesës.
Rikujtojmë gjithashtu se aktorja e njohur gjatë një interviste për “Bustle” ka zbuluar edhe detaje nga jeta e saj dhe raportit që ka me fëmijët e Chris, ku tregoi se:
I dua këta fëmijë sikur jeta ime të varej prej tyre, me gjithë zemër.
Aktorja ka krijuar shoqëri edhe me Gwyneth Paltrow, ish-in e Martinit dhe nënën e dy djemve.”Ne jemi mikesha shumë të mirë, unë e dua shumë atë,”-tha Gwyneth nëntorin e kaluar. “Ajo është një person i bukur dhe i mrekullueshëm”. Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin kanë arritur të gjejnë një ekuilibër të përsosur në rolin e tyre si prindër.