Studimi më i ri ka treguar që humbja e dhëmbëve ka lidhje të madhe me stresin ndaj të cilit çdo ditë ekspozohemi. Ky stres përfshin përvojat shoqërore, emocionale dhe ekonomike, por edhe sëmundjet kronike, gjendjet gjenetike dhe kushtet jetësore. Hulumtimi i publikuar në revistën “Periodontologu 2000” ka treguar që njerëzit të cilët deri në moshën 65 vjeç kanë hequr 5 e më shumë dhëmbë kanë pasur rrezik dukshëm më të madh për ekspozim ndaj sëmundjeve serioze shëndetësore siç janë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti dhe osteoporoza.
Ekzistojnë mënyra të shumta nga të cilat njerëzit mund t’i humbin dhëmbët. “Shkaktarë mund të jenë traumat, pirja e duhanit apo higjiena e keqe orale, por edhe sëmundja e mishit të dhëmbëve, e cila është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe diabetin”-thotë Dr.Nigel Carter nga Instituti i higjienës orale. Kur është fjala për shëndetin e dhëmbëve, ekspertët theksojnë që është me rëndësi t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Po ashtu, ulni konsumimin e sheqerit, ëmbëlsirave, pijeve të gazuara, por edhe rregullisht të shkoni në kontrolle te dentisti.
Një raport i qeverisë amerikane del në përfundimin se fluori në ujin e pijshëm, në masën mbi dyfishin e kufirit të rekomanduar, ndikon tek një koeficient më i ulët i zgjuarsisë tek fëmijët. Raporti i bazuar në një analizë të hulumtimeve të publikuara më parë, shënon rastin e parë që një agjenci federale ka përcaktuar me besim të moderuar se ekziston një lidhje midis niveleve të larta të ekspozimit ndaj fluorit në ujin e pijshëm dhe IQ më të ulët tek fëmijët. Ndonëse raporti nuk ishte hartuar vetëm për të vlerësuar efektet shëndetësore të fluorit në ujin e pijshëm, rezultati tregon rrezikun e mundshëm neurologjik nga nivelet e larta të fluorit.