I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Niko Komani në një lidhje telefonike shumë pak orë pas performancës së jashtëzakonshme të Ronela Hajati në Eurovision. Ai foli më tepër për këtë festival muzikor, tregoi si e priti ekipi ynë shqiptar rezultatin, dhe na përcolli energjinë e Ronelës me grupin në Torino.
Njerëzit qanin aty dhe ne e kuptuam që ajo ishte gabim. Ne nuk mund të qajmë me një refuzim të vogël sepse dashuria ishte e madhe. Ishim një ekip që të gjithë na përgëzonin për energjinë që ishte aty. Në twitter u bë nami…
I pyetur se çfarë e penalizoi Ronelën që nuk mund të ishte pjesë e finales, ja si u përgjigj Niko.
Nuk mund të nënshtrohet artisti. Ky është një problem i madh, më duket absurditet të nënshtrohet artisti. Për ne ishte perfekte, edhe kemi një pikëpyetje të gjithë.
Niko bëri edhe një deklaratë të fuqishme, teksa zbuloi se në cilin vend do të renditej Ronela sipas tij.
Unë mendoja që do ishim në top 10, maksimumi në top 12.
Një pjesë e rëndësishme gjatë intervistës ishte teksa Komani theksoi se Ronela nuk u penalizua si pasojë e veshjes së tij.
Unë jam zgjuar me mesazhe duke më vënë gishtin që Ronela nuk hyri në finale prej veshjes. Kemi vendosur bashkë si të ishin të gjithë sa më komodë në atë performancë. Veshja është idiotësi të konsiderohet sepse aty nuk është sfilatë mode. Në fund të ditës gjykohet zëri, performanca. Nuk humbet Eurovisioni nga veshja.
Kujtojmë se së fundmi u bë viral fakti se stilisti brazilian Pedro Leopoldo e ka akuzuar Niko Komani për një plagjiaturë të veshjes së Ronelës. Lidhur me këtë, Niko sqaron gjithçka në Top Albania Radio.
Do doja që të flisja edhe unë edhe ai. Por ne e kemi sqaruar. Ronela ka një tjetër projekt shumë të madh që vjen në qershor dhe ideatori që do të ilustrojë projektin do të jetë Pedro.