Aktori i dashur për publikun, Visjan Ukcenaj, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel. Ai ka folur për karrierën e tij dhe jo vetëm. Kur moderatorja e njohur, Lei Kraja, e pyeti nëse ka patur ndonjë situatë të sikletshme me humorin e tij, Visjani kujtoi një skenë gjatë emisionin “Top Arena”.
Ukcenaj tregoi se në atë puntatë ishin të ftuara nënë e bijë, Julia Ilirjani dhe Rene Reffo.
Në një moment ai tha “nuk u jap dorën shushkave” dhe kjo ishte keqkuptuar. Visjani tha se të mërzitësh me batutën e një aktori humori, është injorancë.
“Të të ngelet hatri me një aktor, sa i përket batutës, do të thotë që je njëri i vogël. Të mërzitesh me një artist, është injorancë. Te “Top Arena” mund të kem pasur ndonjë episod. Së fundmi ishin nënë e bijë të ftuara dhe ndjeva një hatërmbetje nga ajo goca.
Ajo nuk e kishte kuptuar fare që unë isha një aktor në rol. Madje batutën aty e bëj gjithmonë, dhe papritur doli dikush që u mërzit. ‘Shushkat” është një batutë që unë e përdor kudo”, -tregoi aktori i njohur.