Moderatorja dhe ish-konkurrentja e “BBV”, Einxhel Shkira ka kohë që është distancuar nga ekrani. Ajo i është përkushtuar më shumë jetës private, jetës së re si nënë si dhe zhvendosjes në Kosovë. Së fundmi një ndjekës i ka shkruar që ta prezantojë Festivalin e RTSH-së, një nga kompeticionet muzikore më të njohura në vend. “Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”-ka qenë pyetja që iu parashtrua.
Einxhel zgjodhi t’i përgjigjet me ironi pyetjes: “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”. Rikujtojmë se para disa ditësh Dj Dagz festoi ditëlindjen e tij. Mirëpo, në rrjetet sociale Einxhel vendosi mos të bënte asnjë urim a postim. Po ashtu, ajo nuk u shfaq as në postimet e tij nga ajo ditë gjë që ngriti aludime për disa media e ndjekës të çiftit se ata mund të jenë duke kaluar një krizë.
Drejtpërdrejt lidhur me këto aludime çifti nuk reagoi përkundrazi, i injoruan. Por, përmes postimeve të fundit në mediat sociale kanë zbuluar se gjithçka është në rregull. Dagz dhe PM performuan në ‘Sunny Hill Festival’ dhe sigurisht Einxhel ishte atje si mbështetësja më e madhe e personit të saj të zemrës. Ajo ndau disa postime në Instagram duke bërë tag Dagz e duke treguar si gjithmonë mbështetjen e saj.