Pas largimit të bujshëm të Princ Harry dhe Meghan Markle nga Pallati Mbretëror,dhe nisjes së një jete të re në Los Angeles, ceremonia mortore e Princ Philip ktheu sërish Harry-n, por këtë herë pa Meghan Markle në ‘Oborrin Mbretëror”. Kjo e fundit nuk ishte e pranishme në ceremoni për të qënë përkrah bashkëshortit të saj dhe familjes mbretërore. Shkak për këtë thuhet të jetë ndalimi i udhëtimeve nga mjeku të Meghan për shkak të shtatzanisë së saj, pasi në të kundërt ka patur një marrëdhënie shumë të veçantë me Princin Philip ashtu si princeshë Diana vite më parë. Megjithatë, miq të afërm të saj tregojnë se ajo nuk mori pjesë pasi nuk donte të bëhej sërish qendra e vëmendjes.
Gjithsesi, edhe pse mungoi në ceremoni, Meghan dërgoi një buqetë me lule me kuptim shumë të veçantë, që shpreh mirënjohje dhe dashuri të përjetshme. Mediat e huaja raportojnë se përveç kësaj buqete, Meghan ka kontaktuar edhe me Mbretëreshën, të cilës i shprehu ngushëllimet e saj.
Rikujtojmë se Meghan dhe Harry u larguan nga Pallati Mbretëror për të jetuar në një vilë private në Los Angeles, pas mospranimit dhe paragjykimeve, që familja mbretërore kishte ndaj Meghan. Ata treguan anën e tyre të historisë në intervistën e bujshme me Oprah, ku Meghan u shpreh se ishte përballur me paragjykime të rënda prej ngjyrës së lëkurës së djalit të saj.
Ndërkaq, kujtojmë se më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve, ish-Duka dhe Dukesha e Sussex, konfirmuan lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të dytë.