Showbiz

Nuk quhemi shqiptarë nëse nuk e kemi këtë gjë dhe Bebe Rexhës nuk i mungon!

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj dhe sidomos me faktin se i ka treguar të gjithë botës vendlindjen e saj.

Për festat e nëntorit, ajo doli të festonte rrugëve të SHBA-së, bashkë me gjithë shqiptarët e tjerë që jetojnë atje. Më pas, artistja me famë botërore ka vazhduar të festojë me familjen e saj në shtëpi.

Gjatë rrugëtimit në karrierë, ajo u inspirua të ishte vetvetja, pa barriera dhe pa sekrete ashtu si Kim Kardashian. Bebe tha se Kim duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Nisur nga ajo edhe Bebe ka kuptuar se origjina dhe kultura të cilës i përket është e rëndësishme dhe nuk duhet ta fshehim.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka realizuar një video të veçantë për “Esquire”, ku ka treguar pjesët e veçanta dhe të preferuara të shtëpisë, teksa ka treguar një nga erëzat më të veçanta që ka në shtëpi. Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e çdo gatimi te shqiptarët dhe vet këngëtarja e theksoi këtë.

Kjo këtu quhet vegeta, nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar. Do të bëj ndonjë supë të shijshme me këtë dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar.

Ndër të tjerash, përgjatë videos, 31-vjeçarja ka veçuar si një nga gjërat më me vlerë në shtëpinë e saj certifikimin “Diamond” për hitin e saj “Meant to be”, si dhe çmimin e fituar në MTV Video Music Awards 2019.