Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ka nisur tashmë spektakli i mbrëmjes së sotme dhe Arbana ka dhënë një lajm të papritur për Oltën, e cila ka marrë vendimin për tu larguar nga shtëpia e “BBV2”. Kjo për shkak se tani për të është bërë e padurueshme qëndrimi larg djalit të saj.Pasi ka patur mundësinë të flasë edhe të tregojë arsyet dhe se si është ndjerë gjithë këtë kohë dhe pas insistimit të banorëve për qëndrimin e saj madje edhe insistimin e Luizit, Olta nuk e ka ndryshuar vendimin dhe është larguar nga shtëpia. Para se të largohej Olta ka patur edhe një surprizë dhe ka takuar në dhomën e surprizave pas kaq shumë ditësh djalin dhe qëndrimi i tij i ftohtë ndaj saj e ka bërë akoma dhe më shumë Oltën që të largohet përfundimisht nga shtëpia.
Visualizza questo post su Instagram
Arbana që në fillim të spektaklit dha njoftimin e shumëpritur për të gjithë. Nga përgjigjet e banorëve, pasi ata patën edhe mundësinë të komunikonin me familjarët e tyrë është marrë vendimi se edicioni i “BBV2” do të vazhdojë dhe data e finales vazhdon të jetë 6 maj.