Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Ndërkohë, të ftuar sot në “Big Brother Radio” ishin ish-banorja e “BBV3” Dea Vieri dhe djali i një prej konkurrentëve aktualë, Rei Ujkashi. E eleminuar vetëm pak ditë më parë, Dea kujton ditën që la përfundimisht shtëpinë e “BBV3”.
Atë ditë isha deri diku e qetë, edhe pse në atë shtëpi nuk mund të jesh gjithmonë e qetë. Ai nominim erdhi papritur, nuk prisja të dëgjoja emrin tim. Megjithatë publiku nuk e kishte parë njësoj siç e kisha menduar unë. Aty ka edhe shumë persona të tjerë që nuk janë shumë aktivë… Gabimi im kryesor ka qenë që kam bërë një përllogaritje kohore të gabuar. Prita shumë…