Problemet ligjore të Ricky Martin duket se po grumbullohen të gjitha bashkë pasi ai tani po përballet me një denoncim të dytë për sulm seksual që u paraqit të premten e kaluar. Reputacioni i Ricky-t mund të jetë dëmtuar për shkak të pretendimeve të nipit të tij se Ricky e ka sulmuar seksualisht, megjithatë, Ricky kohët e fundit e paditi nipin e tij për ato që ai tha se ishin akuza të rreme për abuzim seksual.
Policia nuk ka dashur të bëjë të ditur emrin e personit. Denoncimi u depozitua të premten në një stacion policie në San Juan, Porto Riko. Edward Ramirez i cili është zëdhënësi i policisë iu drejtua shtypit dhe përmendi se informacioni duke përfshirë se kush e ka bërë denoncimin dhe detajet e akuzave nuk janë publike, duke pasur parasysh natyrën e denoncimit.
Dennis Yadiel Sanchez Martin është ai që ka paraqitur denoncimin. Një person i cili nuk ishte i autorizuar për të diskutuar rastin konfirmoi se nipi i Martinit, Dennis Yadiel Sanchez Martin, kishte paraqitur denoncimin. Personi tha se ankesa nuk shkakton automatikisht një arrestim sepse incidenti i supozuar nuk është i fundit, duke shtuar se policia do të hetojë dhe përcaktojë nëse akuzat janë të justifikuara.
Ndërkohë Ricky Martin akuzon nipin e tij për zhvatje. Sanchez më parë kërkoi një urdhër ndalimi kundër Martin në korrik, por një gjykatës e pushoi çështjen pasi Sanchez pranoi nën betim se nuk ishte sulmuar kurrë seksualisht nga këngëtari. Flavia Fernandez, një zëdhënëse e Martin, përmendi se ekipi i tij ligjor është duke e vlerësuar situatën dhe nuk po jep komente publike në këtë moment.
Të enjten, avokatët e artistit ngritën një padi kundër nipit të tij, të cilin e cilësuan si “të trazuar”. Ata e akuzuan atë për zhvatje, ndjekje penale me qëllim të keq dhe dëmshpërblim. Në lidhje me të gjithë këtë ngjarje Ricky Martin ka humbur të paktën 10 milionë dollarë. Ata thanë se akuzat e Sanchez i kushtuan Martinit të paktën 10 milionë dollarë në kontrata dhe projekte të anuluara, plus 20 milionë dollarë të tjera dëmtime për reputacionin e tij.