Ndoshta nuk e ka ditur por së fundmi këngëtarja e njohur Selena Gomez po akuzohet se ka kopjuar Hailey Bieber në lidhje me një video të postuar në rrjetin social Tik Tok. Edhe pse Selena Gomez ishte një nga ato artiste e cila nuk kishte qasje në internet pothuajse për katër vjet, ajo së fundmi është rikthyer.
Para pak ditësh ajo kishte postuar një video në rrjetin e saj social TikTok ku i tregonte fansave dhe ndjekësve të saj për kujdesin e lëkurës. Por kanë qenë komentuesit të cilët kanë akuzuar Selenën se ka kopjuar Hailey Bieber me videon e fundit. Siç rezulton, disa orë përpara videos së Gomez, Bieber postoi një GRWM (Bëhu gati me mua) me dy pjesë në TikTok ndërsa ajo ishte në Çikago për turneun e “Justice” të bashkëshortit Justin Bieber. Por përveçse premisa bazë është e njëjtë për videot përkatëse tek të dyja vajzat, ato nuk janë shumë të ngjashme. Megjithatë, sapo Gomez dëgjoi për pretendimet, ajo iu përgjigj atyre drejtpërdrejt:
Kjo është arsyeja pse unë besoj në kujdesin për shëndetin tuaj mendor. Djema nuk e di se çfarë bëra, por më vjen vërtet keq. Zero qëllim i keq. Fshihet së shpejti.
@selenagomez
Bieber u ngacmua gjithashtu në komentet e videos së saj, ku një përdorues i tha asaj të provonte ‘ Rare blush’, duke iu referuar linjës së bukurisë së Gomez.
@haileybieber GRWM in Chicago pt. 1 🤍✨
Kujtojmë gjithashtu se fansat gjithmonë kanë sulmuar qoftë Selenën po ashtu edhe Haileyn në lidhje me historinë që kanë pasur në të kaluarën. Rasti më i fundit ka qenë në eventin e “Met Gala” kur Justin ishte duke pozuar së bashku me bashkëshorten e tij Hailey kur të gjithë fansat filluan që të thërrisnin emrin e Selenës. Situata ishte pak e sikletshme por Justin dhe Hailey vendosën që ta kalonin me sportivitet dhe të mos reagonin fare.