Food & Drink Health & Beauty

Nuk përmban gluten, gjithçka rreth kaçamakut dhe benefiteve që sjell në organizëm!

Kaçamaku është shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm, përgatitet shumë lehtë dhe mund të konsumohet në mënyra të ndryshme me ushqime të ndryshme. Ky është racion që gatuhet nga grizi i misrit të bardhë apo i verdhë. Mielli i misrit apo grizi kanë ndikim shumë pozitiv në shëndetin e njeriut. Gjëja më kryesore te ky ushqim është fakti që kaçamaku nuk përmban gluten dhe mund të konsumojë gjithkush pa marrë parasysh moshën.

Ky racion përmban minerale të mjaftueshme, nutrien dhe vitamina aq sa i janë të nevojshme trupit për të funksionuar normalisht. Kaçamaku ka efekt të madh në pengimin e sëmundjeve të ndryshme, si edhe në shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Ai në përbërjen e vet ka yndyra natyrale si karotenodie dhe pikërisht ato yndyra të shëndetshme e bëjnë kaçamakun të ndikojë në punën e mirë dhe cilësore të zorrëve.

Kaçamaku ndikon edhe në tretje të mirë të ushqimit. Ai është njëri ndër ushqimet më efikase të cilat rekomandohen edhe kur mbani dietë. 100 gramë kaçamak përmbajnë rreth 380 kalori. Kombinohet me jogurt apo me ndonjë perime. Ky racion është ideal për fëmijë sepse kaçamaku pengon rënien e shpejtë të imunitetit. Kaçamaku do të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, si edhe shfaqjen e hemorroideve. Përveçse do të forcojë organizmin, kaçamaku gjithashtu do të ndikojë në mënyrë antioksidante në gjithë organizmin, jo vetëm në zorrë.