Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”, çifti Ilnisa-Meriton në krizë?

Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tri orëve të transmetimit, na shoqëron edhe muzika më e mirë, e huaj dhe shqiptare.

Gazetarja Ilnisa Agolli, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar , ku foli për podkastin “Flet” por edhe për jetë e saj personale. Në një moment gjatë intervistës, moderatorët e ‘ngacmuan’ edhe në lidhje me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi. Teksa i thanë se ata nuk ndiqen më në “Instagram”, Ilnisa u shpreh:

Në një shtëpi jemi, edhe zihemi

Më pas Agolli u shpreh se moderatori i njohur ishte prezent kur ajo bëri episodin e parë të podkastit të saj, “Flet”, dhe shtoi se ‘kishte shumë emocione’.

Po Meritoni sa po të ndihmon? Domethënë jo vetëm për të qenë afër, por edhe për personazhet

Jo nuk ka nevojë askush për personazhet, shyqyr Zotit njohim njerëz pafund. Vështirë është që t’i sjell, t’i ul në poltron, por njerëz kemi. Puna është se sa flasin publikisht. E gjithë vështirësia është që të flasin publikisht.

Në ekran po shfaqen foto të ju të dyve që nuk janë në “Instagram”-in e Meritonit. Së fundmi pashë që nuk e ndiqni njëri-tjetrin. Kemi ndonjë lajm të ri?

Jo, nuk kemi lajm të ri

Jeni mirë? Jeni të dashuruar?

Si çdo çift normal mundet të… Në një shtëpi jemi, edhe zihemi

Ça është ajo që thua ti ‘po t’u futa në jetë, nuk bën dot pa mua’. Ça mendon se është ajo cilësia jote?

Gjaku, e kam të ëmbël gjakun.

Ndërsa e pyetur se çfarë i tha Meritoni për episodin e parë të “Flet”, Ilnisa u përgjigj:

Ishte prezent, kishte shumë emocione. Absolutisht që diçka ndryshe që ai priste që do të sillja