Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk ndihem rehat!”, Tan Brahimi largohet me deshirën e tij nga shtëpia e “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Prej disa ditësh Tani është shprehur se dëshironte të dilte nga shtëpia e “BBV” e kështu ka vendosur. Gjatë ‘Prime-it’ të sotëm Tani e ka shprehur publikisht se nuk kishte më dëshirë të qëndronte vrenda në shtëpi sepse nuk ndihej rehat dhe nuk e gjente veten në ambjentet që krijoheshin brenda në shtëpi. Pasi është përshëndetur me banorët ai është larguar nga shtëpia dhe është pritur në studio nga Arbana, ku dhe është shprehur se tani do të shikoj mundësinë që i dhanë për të qenë pjesë e kastit të “Portokalli”.

 

Mbrëmjen e sotme për Luizit nga Vëllai i Madh ka pasur një surprizë. Ai është vendosur para Kutisë së Pandorës dhe me shumë dëshirë e ka hapur, ku ka arritur të fitoj të takim me dy miqtë e tij më të mirë nga jashtë shtëpisë dhe gjithashtu ka qenë përpara një zgjedhjeje. Luizit i duhej të dërgonte 3 banorë në televotim për të larguar nga shtëpia dhe ai ka zgjedhur Oltën, Armaldon dhe Kristin.