Trekëndëshi i dashurisë ‘Antonela-Mevlan-Ledjana’ për shumë kohë prodhoi shumë debate dhe zënka mes të treve. Mesa duket, edhe pas përfundimit të emisionit vazhdon të ketë keqkuptime që shkaktohen nga ky trekëndësh.
Mevlani ka treguar në një intervistë, se si Ledjana e bllokoi atë nga çdo rrjet social, pasi Antonela ishte afruar pranë Mevlanit për të kërcyer me të në festën e përmbylljes së ‘Për’puthen’.
Kemi pasur gjithmonë debate të vogla, me punën e kokëfortësisë. Erdhi momenti që nuk po flisnim, nuk po takoheshim më. Vendosa ta them dhe për publikun. E kam pëlqyer atë njeri, nuk e mohoj, por kemi disa javë që nuk flasim fare, nuk ndiqemi as në Instagram. Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj. Pasi pa story-t në Instagram, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më ka bllokuar nga çdo rrjet social. Nuk është fundi botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat. Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo. Unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe ti them largohu se të ka inat Ledjana. Kështu pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje.
Mes Antonelës dhe Mevlanit ka patur dikur një pëlqim, por ky i fundit u shpreh se ka vetëm miqësi në marrëdhënien mes tyre.
Antonela nuk më mungon, me të kam një raport shumë shoqëror. Kemi përjetuar shumë gjëra dhe sërish ka mbetur ai afrimiteti