Bota

“Nuk mund të presim më”/ Trajneri i Anglisë bën deklaratën e fortë para ‘Euro 2024’!

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate deklaron në prag të nisjes së Kampionatit Europian, Gjermani 2024 se nëse nuk e fitojnë këtë kompeticion me shumë mundësi mund të largohet nga kombëtarja e “Tre Luanëve”.

Në prononcimin e bërë së fundmi për mediet ai theksoi se ky mund të jetë shansi i tij i fundit, ndërsa shtoi se nuk mund t’u thotë tifozëve që të presin edhe më, ndonëse ka tetë vite në krye të Anglisë.

“Nëse nuk fitojmë, ndoshta nuk do të jem më këtu. Mund të jetë shansi i fundit. Mendoj se gjysma e trajnerëve kombëtarë largohen pas një turneu, kjo është natyra e futbollit ndërkombëtar. Kam qenë këtu për gati tetë vjet dhe jemi afër (për të fituar Kampionatin Europian), kështu që e di që nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë para turmës dhe të themi ‘ju lutem, prisni edhe pak’, sepse në një moment njerëzit do të humbasin besimin dhe unë dua të jem një trajner i klasit të lartë, kështu që ne duhet të jemi në lartësinë e momenteve të mëdha”-deklaroi Southgate.

Trajneri i Anglisë, ka publikuar listën provizore të lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Trajneri anglez ka përzgjedhur 33 lojtarë për miqësoret që do të zhvillohen në “St. James Park” dhe “Wembley” kundër Bosnjës dhe Islandës.

Jordan Henderson dhe Marcus Rashford nuk janë të përfshirë në skuadrën e trajnerit të Anglisë.

Lista e Anglisë para Europianit:

Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal), James Trafford (Burnley)

Mbrojtës: Jarrad Branthwaite (Everton), Lewis Dunk (Brighton), Joe Gomez (Liverpool), Marc Guehi (Crystal Palace), Ezri Konsa (Aston Villa), Harry Maguire (Manchester United), Jarell Quansah (Liverpool), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Newcastle United), Kyle Walker (Manchester City)

Mesfushorë: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Jude Bellingham (Real Madrid), Conor Gallagher (Chelsea), Curtis Jones (Liverpool), Kobbie Mainoo (Manchester United), Declan Rice (Arsenal), Adam Wharton (Crystal Palace)

Sulmuesit: Jarrod Bowen (West Ham United), Eberechi Eze (Crystal Palace), Phil Foden (Manchester City), Anthony Gordon (Newcastle United), Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Bayern Munich), James Maddison (Tottenham Hotspur), Cole Palmer (Chelsea), Bukayo Saka (Arsenal), Ivan Toney (Brentford), Ollie Watkins (Aston Villa)