Lifestyle

Nuk mund të përqëndroheni në vendin e punës?! Ne kemi këshillat perfekte për ju!

Në punë njerëzit kalojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës. Ndaj, kjo kohë duhet të jetë cilësore, sa produktive aq edhe të kalohet mirë. Mirëpo, një probem vërtet i rëndësishëm është kur nuk mund të përqëndroheni në vendin e punës. Më poshtë keni arsyet pse ndodh kjo gjë, me shpresën se nësë dini shkakun do të dini dhe si t’i jepni zgjidhje!

Jeni të lodhur

Po ju mbyllen sytë?! Nuk keni fjetur tërë natën dhe ndiheni të lodhur?! Kjo me siguri është një nga arsyet kryesore të shpërqëndrimit tuaj. Një studim tregon se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes mungesës së gjumit dhe humbjes së përqëndrimit. Të mos flini gjumë mjaftueshëm për një periudhë të gjatën kohore, do t’ju dëmtojë qëlizat e trurit gradualisht, dhe kjo do t’ju sjellë mungesën e përqëndrimit të duhur.

Çfarë të bëni?!

Fillimisht ju duhet të pini kafe, por mos e teproni me sasinë e kafeinës që merrni. Gjithashtu, në vend që të rrini në zyrë me sy gjysmë të mbyllur, dilni jashtë në natyrë për një shëtitje gjatë pushimit, ose shikoni pak nga dritarja. Ju keni nevojë për dritë natyrale, pasi ajo ju rrit përqëndrimin dhe performancën në punë.

Ndikoheni nga emocionet

Gjendja juaj emocionale mund të ndikojë në mungesën e përqëndrimit në punë. Nëse ju jeni të mërzitur lidhur me një ngjarje nga jeta juaj personale, ju ndoshta përpiqeni të gjeni zgjidhje në kohën kur jeni në punë. Nga ana tjetër, edhe nëse jeni të lumtur, përsëri kjo gjendje emocionale ju ndikon duke humbur kështu përqëndrimin.

Çfarë të bëni?!

Përpiquni ta lini gjendjen tuaj emocionale jashtë vendit të punës. Problemet apo gjërat që ju lumturojnë nuk i përkasin punës suaj. Ndaj, në vend që të përfshiheni nga emocionet pozitive apo negative, bëni mirë që të përqëndroheni në punën tuaj, dhe se si të jeni sa më shumë produktivë.