Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.
E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe. E dashamirësit e muzikës së saj presin me padurim se kur do të lansojë bukuroshja projektet e reja dhe padyshim kësaj vere plot duete nuk mund t’i mungonte dhe një nga ana e artistes.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku është shfaqur shumë e kuruar dhe provokuese veshur me rozë, krahas bukuroshja na ka zbuluar se projekti i saj i radhës është një bashkëpunim por ka ftur ndjekësit e saj që ta gjejnë se me cilin artist/e është.
Melinda FT?
Ndonjëherë dashuria e ndjekësve bëhet aq e madhe sa ndonjëherë kalon edhe në ‘çmenduri’ siç ka ndodhur së fundmi me bukuroshen në një koncert. Teksa i ka dhënë dorën një prej të pranishmëve, ky i fundit ja ka tërhequr disa herë duke mos e lëshuar Melindën. Në ato momente, kundrejt tij është lëshuar menaxheri i artistes, Graniti dhe kjo gjë u komentua si një sulm dhe ndaj menaxherit pati mjaft komente në rrjet.
Së fundmi, ka reaguar dhe vetë Graniti duke kërkuar ndjesë publike. Pas tij erdhi menjëherë dhe reagimi i vetë këngëtares.