Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk mund të kem më një karrierë!”/ Amber Heard dëshmon se është kthyer në shënjestër dhe kërcënohet pafund!

Një nga gjyqet që ka marrë vëmendjen e të gjithë botës është ai i aktorit të njohur Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Këto janë ditët e fundit që ky gjyq zhvillohet dhe tani janë edhe orët vendimtare në një lloj forme. Aktorja e njohur në filmin ‘Aquaman’ Amber Heard së fundmi ka dëshmuar në gjyq se ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe në këtë çështje është përfshirë dhe fëmija i saj.

Por që pas fillimit të gjyqit është vënë re se kjo është kthyer edhe në një betejë mes fansave. Në shumë video të postuara në rrjetet sociale teksa Johnny del nga gjykata shikohen me mijëra fansa të cilët me pankarta në duar shprehin mbështetjen e tyre për aktorin e njohur të filmave. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Amber.

Së fundmi ajo ka dëshmuar sërish në gjykatë dhe ka bërë të ditur se që pas fillimit të gjyqit ajo po përballet me ngacmime dhe kërcënime të pafundme me vdekje në rrjetet sociale.

Jam ngacmuar, poshtëruar, kërcënuar çdo ditë. Edhe të hysh në këtë dhomë, të ulem këtu përballë botës, të më poshtëronin për pjesët më të këqija të asaj që kam kaluar. Qëndroj këtu sot dhe nuk mund të kem karrierë.

Vlen të theksojmë edhe njëherë se vetë aktorja ka dëshmuar gjithashtu se pëveç vetes së saj edhe fëmija njëvjeçar është bërë pre e këtyre kërcënimeve të pafundme.

 

Unë jam ngacmuar, poshtëruar, kërcënuar çdo ditë. Edhe vetëm duke hyrë në këtë sallë gjyqi, duke u ulur këtu përballë botës, duke kaluar pjesët më të këqija të jetës sime, gjërat që kam jetuar më kanë poshtëruar. Njerëzit duan ta vrasin fëmijën tim në mikrovalë dhe ma thonë këtë çdo ditë. 

Në gjykatë përveç ish-çiftit kanë dëshmuar edhe njerëzit e tyre të afërt si motra e Amber apo edhe ish-partneret e Johnny-t si Kate Moss dhe Ellen Barkin.