Celebrities Gossip Showbiz

Nuk mori çmimin e shumëpritur nga fansat në “Emmy 2024”, reagon Sofia Vergara: “Ma vodhën …”!

Sofia Vergara mori vlerësime të jashtëzakonshme pas performancës së saj në rolin e Griseldës në serialin e “Netflix”, që eksploron jetën e famshme të Griselda Blanco-s. Aktorja kolumbiane u nominua në çmimet “Emmy 2024” si aktorja më e mirë protagoniste në një film apo serial, por pavarësisht portretizimit të saj spektakolar, nuk e mori çmimin. Ndërsa shumë nga fansat e saj u shprehën të zhgënjyer, Sofia pati një reagim krejt ndryshe. Çmimi u fitua nga Jodie Foster për “True Detective: Night Country”.

Ylli i Hollywood-it, në reagimin e në Instagram, tha me humor se çmimin ia vodhën për herë të pestë. “Më grabitën “Emmy”-n për herë të pestë”,- shkroi ajo spanjisht pas daljes nga spektakli i çmimeve, duke iu referuar katër nominimeve të mëparshme për “Modern Family”. Pavarësisht humbjes, Sofia tha se ishte e nderuar që fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm me rolin e Griseldës.

Nuk e kam ëndërruar kurrë që pas “The Modern Family”, do të mund të punoja për diçka kaq të veçantë sa Griselda. Griselda ishte roli im i parë dramatik dhe na u deshën 15 vjet për ta sjellë atë në jetë. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij seriali. Më duhej të hetoja vërtet se çfarë do të thoshte të ishe grua në atë epokë. Një nënë, një grua kolumbiane… që u shndërrua në një përbindësh. Pra, ishte një detyrë vërtet e vështirë për mua ta kuptoja atë.

Vergara ka zbuluar gjithashtu së fundmi se i frikësohej shfaqjes së celulitit kur xhiroi skenën e saj të parë seksuale në moshën 50-vjeçare për dramën e Netflix, “Griselda”. Aktorja dhe sipërmarrësja e cila pozoi nudo për të promovuar gamën e saj të kafesë së fundmi, tha se filmimi i skenës së dashurisë e mbajti atë natë zgjuar pasi shqetësohej se do të dukej ‘e tmerrshme’.