Showbiz

Nuk merr ftesë për dasmën mbretërore, reagon Donald Trump

Mesa duket Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump jo vetëm që nuk ka simpatinë e popullit e tij por duket se nuk ka as atë të shteteve të tjera.

Dasma mbretërore e Princ Harry dhe Meghan Markle konsiderohet si eventi më i rëndësishëm i vitit nga i cili Trump ka mbetur jashtë.

Kreu i shtetit nuk ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të çiftit të famshëm dhe kjo gjë nuk i bën aspak përshtypje.

Gjatë një interviste për Piers Morgan ai tregoi se nuk i mban mëri princit madje as partneres së tij e cila më parë ka folur keq për Trump. Presidenti ka një përgjigje të shkurtër dhe diplomatike duke i uruar atyre një jetë sa më të lumtur.