Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.
Por, këtë herë nuk do të flasim për këtë, por për një tjetër anë të sajën shumë të ndjerë. Morena ka treguar gjithmonë mallin dhe mungesën që ndjen për nënën e saj, e cila ka ndërruar jetë shumë vite më parë. Në çdo festë ajo kujdeset t’i shkruaj fjalët më emocionuese, duke thënë se nuk ndihet e kompletuar pa të.
Teksa, në këtë rast gjatë një situate, Morenës i është kujtuar nëna e saj dhe me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja na ka rrëqethur me fjalët dedikuar asaj.
Nuk kisha ndjerë kohë të gjatë erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna saj kishte vënë qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një moment më doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time.. më dolën lot. Po qaja si fëmijë nuk më kishte ndodhur kurrë… se di pse desha ta ndaj me juve… Duajini nënat sepse janë bota e njerëzimit.. Gjitha nënat e botës meritojnë dashuri pa fund
Rikujtojmë se, Morena është përfolur shumë kohëve të fundit nga mediat më prestigjioze turke për lidhjen me këngëtarin e njohur Berdan Mardini. Madje, ata kanë shkruar se dyshja janë fqinj në Stamboll dhe janë me njëri-tjetrin prej kohësh.
Morena ende nuk ka zgjedhur të reagojë lidhur me këto spekulime nëse është e vërtetë apo jo lidhja mes saj dhe këngëtarit turk. E gjitha ç’na mbetet të bëjmë është të presim për një reagim të bukuroshes.