Drama më e re në showbizin italian ka të bëjë me akuzat e ngritura në diss-et midis reperëve Fedez dhe Tony Effe. E gjithë kjo filloi më 17 shtator, kur Tony Effe, ish-anëtar i Dark Polo Gang, u shfaq në sezonin e ri të “Red Bull 64 Bars”. Në një nga vargjet e tij, ai përmendi ish-partneren e Fedez, Chiara Ferragni, duke sugjeruar se ajo e adhuron atë.
Menjëherë pas kësaj, Fedez reagoi në rrjetet sociale, duke e akuzuar Tony Effe se i kishte shkruar ish-gruas së tij ndërsa pretendonte të ishte mik. Ai gjithashtu e akuzoi për dyfytyrësi dhe për të mos qenë të sinqertë rreth origjinës së tij. Fedez e quajti veten “mbret” në një video, duke e përjashtuar rivalin e tij si “këmbësor”.
Unë jam mbreti, ti nuk je as këmbësori
Ky konflikt ka rrënjë që në pranverë, kur Tony Effe e talli Niky Savage dhe më pas refuzoi një duet me Fedez. Ky i fundit e kishte sqaruar se kërkonte vetëm një varg, por situata eskaloi me akuzat dhe ironitë e njëpasnjëshme mes dy reperëve.
Tony Effe ka paralajmëruar një këngë të re me titull “Chiara”, e cila do të publikohet më 21 shtator. Ai e akuzon Fedez për braktisje të Chiara Ferragni, duke theksuar se ajo ishte pranë tij gjatë vështirësive. Në tekstin e këngës, ai e kritikon Fedez për mënyrën si është sjellë me fëmijët e tij, duke përdorur emrat e tyre për të shprehur mëshirë dhe ironi.
Kishit fëmijë vetëm për t’i postuar, kushedi se çfarë do të mendojnë kur të rriten. Je turp, je turp… Duhet ta quash vajzën e radhës të mundur. Nuk i ngjan djalit, e ke quajtur Leo por je lepur
Kjo grindje duket se do të vazhdojë, me tensionin në rritje mes dy artistëve që ka të bëjë si me jetën personale ashtu edhe me rivalitetin artistik në skenën e repit italian. Të dy reperët po tregojnë se përplasjet në muzikë shpesh shkojnë përtej fjalëve, duke prekur tema të ndjeshme dhe emocionale.