Bota

“Nuk martohet njeri me ty!” Burri nga Kuvajti ndahet dhe martohet me…

Natyra njerëzore është tepër e habitshme ndonjëherë dhe të bën të kuptosh se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit për të plotësuar egon e tyre dhe për të patur gjithmonë të drejtë.

Një i 28-vjeçar nga Kuvajti ka shkuar “përtej limiteve” vetëm për t’i vërtetuar ish bashkëshortes së tij se ka gra që duan të martohen me të.

I riu kishte disa muaj i martuar me vajzën ku më pas ajo vendosi të largohej duke i thënë:

Askush nuk do të pranonte të martohej me ty”

Pas këtyre fjalëve, burri nga Kuvajti vendosi t’i vërtetojë të kundërtën dhe u martua jo me një por me katër gra, diçka që lejohet sipas ligjit të Sheriatit.

Në këtë përpjekje për të marrë “hak”, djaloshi bëri një martesë madhështore dhe mendohet se ka shpenzuar 27,000 dollarë vetëm për muajin e mjaltit.