Celebrities Gossip Showbiz

Nuk luajti në asnjë film të suksesshëm…/Si u bë Adam Sandler aktori më i paguar…

Aktori i njohur Adam Sandler fitoi afro 70 milionë euro vitin e kaluar, gjë që e vendosi atë në krye të listës së aktorëve më të paguar në Hollywood. Por si ia doli të fitonte kaq shumë para kur nuk luajti në asnjë film të suksesshëm vitin e kaluar? Sandler ka mënyra të tjera për të fituar para. Edhe pse nuk ka luajtur në asnjë film klasik, projekt kinematografik, ai ka prodhuar dhe luajtur në tre filma për Netflix të cilët janë “Murder Mystery 2”, “You Are Not Invited to My Bat Mitzvah” dhe “Leo”.

Aktori gjithashtu ka punuar në komedinë “The Out-Ligs”. Artisti gjithashtu realizoi 44 performanca ‘stand-up’ nëpër SHBA si pjesë e turneut të tij. Megjithatë, pjesa më e madhe e fitimeve ndoshta erdhi nga kontrata me Netflix, të cilën Sandler e nënshkroi për herë të parë në vitin 2014 për katër projekte filmike. Pas kësaj ai e zgjati kontratën në 2017 dhe 2020 dhe ndoshta nuk do të ndalet me kaq.

Në dekadën e fundit, prodhoi 10 filma për Netflix, tre prej të cilëve u publikuan vitin e kaluar. Pas tij është Margot Robbie. Margot Robbie, aktorja kryesore në hit-in, “Barbie”, zë vendin e dytë në listë. Gruaja e dytë në listë është Jennifer Aniston, të ardhurat e së cilës janë kryesisht për shkak të “Friends”, edhe pse ajo e përfundoi 20 vjet më parë. Tom Cruise, Ryan Gosling dhe Matt Damon janë gjithashtu në top 5.

Forbes ka publikuar së fundmi listën e aktorëve më të paguar për vitin 2023. Aktori më i paguar në Hollywood për vitin 2023 u shpall Adam Sandler, i cili ka fituar një shumë marramendëse prej 73 milionë dollarësh. Margot Robbie zë vendin e dytë në listë si aktorja më e re dhe si një nga dy aktoret e vetme në listë. Tjetra grua në listë është Jennifer Aniston, të cilës i detyrohet shumë famës nga “Friends”, edhe pse transmetimi i saj përfundoi 20 vjet më parë.

Ndërkaq, njihuni me listën e aktorëve të tjerë që janë renditur në listën e Forbes si më të paguarit për vitin 2023:

1.Adam Sandler/73 milionë dollarë
2.Margot Robbie.59 milionë dollarë
3.Tom Cruise/45 milionë dollarë
4.Ryan Gosling/43 milionë dollarë
5.Matt Damon/43 milionë dollarë
6.Jennifer Aniston/42 milionë dollarë
7.Leonardo DiCaprio/41 milion dollarë
8.Jason Statham/41 milion dollarë
9.Ben Affleck/38 milionë dollarë
10.Denzel Washington/24 milionë dollarë