Tech

Nuk lodhet kurrë duke vrapuar, roboti më i shpejtë në botë!

Sipas mediave të huaja, roboti më i shpejtë në botë vjen nga Unitree Robotics. Roboti H1 V3.0 Evolution nuk lodhet kurrë duke vrapuar. Madje, startup-i kinez, i cili është i vendosur jashtë Shangait në Hangzhou, tani ka thyer Rekordin Botëror Guinness për robotin humanoid më të shpejtë me madhësi të plotë.

Firma thuhet se dëshiron t’i bëjë ata aq të zakonshëm dhe të përballueshëm sa pajisjet moderne si dronët dhe telefonat inteligjentë. Kështu, Unitree që atëherë ka publikuar një video të krijesës së tyre robotike e cila supozohet se ka arritur shpejtësinë e saj lineare të ecjes prej rreth 11,9 km/h. Aty zbulohet gjithashtu roboti duke kërcyer në ajër, duke arritur lartësinë ekuivalente që do të arrinte një njeri. Për më tepër, roboti theksohet se është gjithashtu i aftë të ecë lart e poshtë shkallëve.

Ndërkaq, rekordi i mëparshëm i shpejtësisë për një robot të këtij lloji u arrit nga Atlas i Boston Dynamics, me aftësinë e tij për të lëvizur me rreth 9 km/h. Robotët tanimë po marrin përsipër edhe punën e klasifikimit të plehrave dhe shndërrimit të tyre në burime të vlefshme. Këtë po e bëjnë, jo çdo robot, por robotë inteligjentë që përdorin inteligjencën artificiale. Ata po përdoren për të identifikuar dhe ndarë lloje të ndryshme mbetjesh me shpejtësi dhe saktësi të jashtëzakonshme.

Këta robotë janë ideja e ZenRobotics, një lider global në riciklimin e zgjuar robotik. Kështu, kompania ka lançuar së fundmi gjeneratën e saj të katërt të robotëve të klasifikimit të mbetjeve, të quajtur ZenRobotics 4.0, të cilët kanë veçori të reja dhe AI të përmirësuar për të optimizuar dhe përmirësuar efikasitetin e operacioneve të klasifikimit të mbetjeve. Ndër tjerash, bëhet fjalë për një “mbledhës të mbeturinave” që mund të rendis mbi 500 lloje plehrash në pak sekonda.