Më 31 gusht 1997, Princesha Diana ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris në moshën 36-vjeçare. Në atë kohë, William ishte 15 vjeç, ndërsa Harry ishte 12 vjeç. Vdekja e saj ishte një nga çështjet më të mëdha të kohës. Së fundmi Harry foli me Nicky Scott, themeluesin e Scotty’s Little Soldiers, i cili mbështet fëmijët që kanë humbur një prind në ushtri dhe foli për kohën e vështirë në jetën e tij pas vdekjes së Princeshës së ndjerë Diana. Ai thotë se kaloi 20 vjet duke u përpjekur të mos mendonte për humbjen e nënës së tij dhe pas dy vitesh që përjetoi kaos absolut, vendosi të kërkonte ndihmë.
Duka i Sussex-it pohoi se gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë të jetës kishte mungesë të mbështetjes nga familja e tij, gjë që e bëri atë të mbyllej në vetvete.
Ju e bindni veten se personi që keni humbur dëshiron që ju ose ka nevojë që ju të jeni sa më të trishtuar që të jetë e mundur për t’i treguar atij se ju mungon. Por më pas vjen e kupton se jo, ajo dëshiron që unë të jem i lumtur.
Ai vetë pranoi se nuk donte të fliste për nënën e tij me askënd, sepse vetëm përmendja e emrit të saj e zhyti në pikëllim.
Sapo vendosa që doja të flisja për këtë çështje, gjërat u bënë më të lehta dhe fillova ta shijoj jetën. Nëse vendosni ta ndrydhni për një kohë të gjatë, do të fillojë t’ju “hajë” brenda. Kjo nuk është e qëndrueshme.
Së fundmi rikujtojmë se është bërë e ditur se Meghan Markle është në telashe pasi po përballet me probleme financiare. Sipas burimeve të afërta pranë saj mendohet se ajo është në prag të humbjes së gjithçkaje në vitin 2025. Eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams i ka ‘dhënë zë’ këtyre pretendimeve. Sipas OK, ai e nisi gjithçka duke iu referuar të gjitha projekteve që çifti mori pas largimit nga Familja Mbretërore, madje vuri në pah edhe pozicionin e tij aktual.