Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, ka shprehur mirënjohje ndaj mbështetësve të tij në ditëlindjen e tij të 80-të.
Berisha tha se demokratët kanë rrezikuar dhe janë treguar të guximshëm duke e mbështetur, ndërsa theksoi se nuk e kishte ëndërruar ndonjëherë se maja e 8 dekadave do të ishte aq e bukur për të.
“Miqtë e mi, në këtë komunikim në rrjetet sociale me miqtë e mi, unë zgjodha si momentin më kryesor të ditëlindjes time, 80-vjetorit, komunikimin me miqtë e mi në rrjetet sociale.
Udhëtimi në 8 dekada dhe ngjitja në majën më të bukur të jetës time, ngjall më shumë se çdo gjë tjetër, mirënjohjen e pakufishme ndaj qindra mijëra, por dhe miliona shqiptarëve që gjatë gjithë këtyre viteve, me mbështetjen e tyre, kanë qenë frymëzim i pashtershëm për mua.
Vitet natyrshëm kanë peshën e tyre, por asgjë nuk i bën ato më të parëndësishme, më të lehta sesa motivimi i njeriut, frymëzimi i tij.
Në këtë kuadër dua t’ju siguroj që mbështetja juaj ka qenë frymëzimi më i madh për mua, ka qenë motivimi më i fuqishëm dhe në disa aspekte, vetë ky udhëtim në 8 dekada me besimin dhe mbështetjen tuaj, keni rrezikuar, e keni treguar veten guximtarë, e keni treguar veten njerëz të parimeve. Keni besuar tek unë dhe në kohërat më të vështira. Keni mbështetur Sali Berishën dhe kur ajo kishte një çmim.
U ndala për të thekuar këto vetëm për të dhënë se ai motivuar ndihet Sali Berisha sot në këtë majë të 8 dekadave udhëtim. E bukur shumë. Nuk kisha ëndërruar ndonjëherë se kjo majë do ishte aq e bukur për Sali Berishën, pavarësisht nga vështirësitë, ndërlikimet, ku ne bëmë një betejë, atëherë kur nuk e prisnin”, tha Berisha.