Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.
Me anë të një postimi në Instastory, Kida na lajmëroi se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor. Vetëm pak ditë më vonë bukuroshja na zbuloi se kënga e re do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur kosovar, Ledri Vula. Të dy artistët kanë postuar ne rrjetet e tyre sociale foto dhe video nga xhirimet e këngës së tyre të re. Ata i kanë vendosur njëri tjetrit një epitet artistik “Tokyo dhe Jordan” dhe na kanë treguan se titulli i këngës është “TDU”.
E duket se për projektin më të ri nga dyshja nuk do të na duhet të presim shumë, madje kemi dhe një datë publikimi. Ditën e premte dy artistët do të lançojnë bashkëpunimin e tyre, të cilin e kanë cilësuar si ‘bakllavanë e Bajramit’. Epo, për fillimin e sezonit veror ne duam vetëm të ëmbla dhe Kida me Ledrin janë mëse gati për të na dhuruar një të tillë.
Pervec marrëdhënies si koleg, Kida dhe Ledri janë edhe shokë të mirë. Kujtojmë se ky nuk nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi disa muaj më parë ata kanë publikuar një projekt muzikor së bashku me këngëtarin Butrint Imeri, e cila pati shumë sukses dhe deri më tani ka arritur mbi 100 milion klikime.