Dashuria është një nga ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës. Çdo shenjë e zodiakut dashuron në mënyrën e vet, megjithatë disa prej tyre nuk janë edhe aq fatlume në çështjet e zemrës. Njihuni me shenjat më të pafata në dashuri dhe zbuloni nëse edhe ju jeni pjesë e këtij grupi…
1. Binjakët
Edhe pse Binjakët janë një nga shenjat më pasionante të zodiakut, marrëdhënia e tyre me dashurinë nuk është e tillë. Karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin.
2. Ujori
Shpirti i tyre rebel dhe dëshira e papërmbajtshme për të qenë i pavarur nuk është në favorin e tyre. Ujori shpeshherë është surrealist dhe i shmanget lidhjeve të dashurisë pasi i duket sikur dikush tjetër po fiton terren në jetën tij, sidomos në lirinë e tij që e dëshiron aq shumë.
3. Peshqit
Edhe pse janë shenja më e ndjeshme dhe romantike e horoskopit, Peshqit nuk e kanë të lehtë të gjejnë rrugën e zemrës. Ata udhëhiqen gjithmonë nga emocionet dhe kjo i bën të paparashikueshëm. Kjo gjë i tremb partnerët e tyre.