Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk kemi si ta dimë për të paragjykuar e për të fyer dikë…” vip-at janë #meLuizin!

Situata e mbrëmshme në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, mbrëmë gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.

Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.

E teksa shumë personazhe publike i janë kthyer kundër Luizit, ka patur edhe të tjerë që e kanë mbrojtur atë duke përkrahur kështu hashtagun #meLuizin. Një prej tyre, Meridian Ramcaj, ka postuar disa story ku shkruante:

Si i thuhet luanit në shqip? Luiz Ejlli

Mjafton të shohësh kush të bën moral o Luiz dhe duhet të bëhesh më i fortë. MeLuizin.

Ndërkohë Einxhel Shkira ka bërë një tjetër postim.

Sa rëndësi ka për ne e vërteta e dikujt tjetër?

Edhe Armina Mevlani ishte një nga personazhet publike që e ka përkrahur Luizin, ose të paktën nuk ka pëlqyer qëndrimin e atyre që e kanë gjykuar atë. Ndër të tjera ajo ka thënë:

Sinqerisht askush nga ne nuk ka si të dijë të vërtetën, sepse të flasësh për gjëra shëndetësorë është shumë delikate… nuk kemi si ta dimë për të parfagjykuar deri në këtë fazë, e për të fyer dikë deri në këtë pikë…