Një deklaratë e fundit nga babai i Capital T, Agim Ademi, ka nxitur spekulime se reperi ende nuk e ka prezantuar Adrola Dushin me familjen e tij, pavarësisht zërave për një lidhje të mundshme mes tyre. Edhe pse ata janë parë shpesh së bashku dhe janë objekt diskutimesh në media, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar hapur lidhjen. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ademi shprehu se në shtëpinë e tij nuk ka ndodhur ndonjë prezantim i tillë. Ai tha:
Ne nuk kemi nuse në shtëpi. Është e vërtetë që kanë dalë disa foto dhe djali im mund të ketë ndonjë lidhje, por ai nuk është i mitur. Ai ka të drejtën të gjejë gjithçka në jetën e tij, dhe unë e mbështes atë deri në fund.
Duket se këto komente e kanë irrituar reperin, i cili ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me lajmet. Në një postim në InstaStory, Capital T shkroi:
Media: BLLA BLLA BLLA.