Gerard Pique duket se po kalon një moment të vështirë ku pas ndarjes nga këngëtarja Shakira për shkak të një tradhtie të aluduar nga ana mbrojtësit, që bëri xhiron e rrjetit, tani duket se spanjolli është pranë largimit edhe nga Barcelona.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, katalanasit qe janë në vështirësi ekonomike po mundohen të shkurtojnë shpenzimet në klub dhe situata e kontratës së Pique mund të konsiderohet si një prej tyre.
Futbollisti ka ende 2 vite në kontratën me klubin ku paga e tij prej 5.8 milionë eurosh duket se i ka vendosur në vështirësi katalanasit që kanë vendosur ta lënë të lirë nëse vjen një ofertë e përshtatshme. Destinacioni i mundshëm i Pique mund të jetë ende brenda Spanjës, por nuk përjashtohet dhe një aventurë e re jashtë Europës në MLS-në Amerikane.
Më herët, Shakira ka njoftuar se po ndahet nga partneri i saj, duke konfirmuar thashethemet e ditëve të fundit për një krizë në çift.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për të mirën e fëmijëve tanë, që janë prioriteti ynë, kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Falemnderit për mirëkuptimin”, lexohet në komunikatën e këngëtares kolumbiane.
Shakira dhe Pique kanë së bashku dy fëmijë: Milan, 9 vjeç, dhe Sasha, 7 vjeç.
Para disa ditësh, “El Periodico” publikonte se Shakira e kishte kapur me një tjetër mbrojtësin. Për momentin, nuk dihet se cila është gruaja me të cilën Pique tradhëtoi Shakirën.