Celebrities Gossip Showbiz

Nuk kanë komplekse, ja çfarë bëjnë Dea Mishel dhe Jori Delli kur janë të ftuara në evente!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Së fundmi Dea Mishel dhe Jori Delli kanë qenë të ftuara në një event dhe kanë postuar disa foto dhe video me njëra-tjetrën, por një prej tyre ka marrë më shumë vëmendjen. Në një video Dea dhe Jori shfaqen duke ngrënë dhe kanë shkruar në postim se në çdo event vajzat i shikon duke shijuar ushqimin që serviret ndryshe nga personat e tjerë të ftuar, ku përgjithsisht e kanë kompleks këtë gjë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Së fundmi fansat e Jori Dellit dhe Dea Mishel kanë hapur një ‘fanpage’ për të dyja vajzat, ku kanë bashkuar emrat e tyre dhe kanë postuar momentet që ato kanë kaluar së bashku. Këtë Dea e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar disa fjalë për Jorin.