Gjatë fundjavës, Pete Davidson u përfshi në një aksident me makinë teksa po largohej nga shfaqja e tij e komedisë në The Wiltern në Los Angeles. Aktori i humorit, i cili aktualisht ka një masë 18-mujore pezullimi pas një akuze të pakujdesshme për drejtimin e automjetit, organizoi një festë pas ngjarjes.
Një dëshmitar okular raportoi se, teksa u largua nga vendi i ngjarjes rreth orës 22:00 me orën lokale, Davidson aksidentalisht përplasi makinën e tij pas një muri. Sipas Page Six, Davidson ishte në sediljen e shoferit të një SUV të zezë GMC, me disa persona të tjerë në automjet. Makina shfaqte shenja të dukshme të gërvishtjeve përgjatë njërës anë, nga dera e mesme deri te rrota e pasme.
Gjatë incidentit, Davidson u pa duke mbajtur atë që dukej të ishte një cigare në njërën dorë, ndërsa kishte veshur një hoddie të gjelbër. Mbetet e paqartë se cilët ishin pasagjerët e tjerë në makinë, por u konfirmua se Madelyn Cline, e përfolur se ishte në lidhje me Davidson, nuk ishte në mesin e tyre.
Pete Davidson crashed his SUV reportedly while leaving his comedy show at The Wiltern in Los Angeles Saturday night. pic.twitter.com/uGGMeoecLX
— BoreCure (@CureBore) October 2, 2023
Ky nuk është incidenti i parë me makinë që përfshin Davidson, pasi ai dhe ish e dashura e tij, Chase Sui Wonders, u përplasën me një shtëpi në Beverly Hills në muajin mars. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por Davidson më pas u urdhërua të kryente 50 orë shërbim në komunitet si pjesë e akuzës së tij të drejtimit të pakujdesshëm.